Futbollisti i talentuar, Kastriot Qorrolli, i ka ndarë rrugët me klubin e Vjosës nga Shtimja.
Qorrolli raportohet se ka disa oferta dhe me gjasë do të shtegtojë në ndonjë klub të rangut më të lartë.
“I lumtur që isha pjesë e KF Vjosa për 2 vite dhe krenar që barta ngjyrat e klubit të qytetit tim.
Shfrytëzoj rastin t’ju bëj me dije që nuk do të jem më pjesë e KF Vjosa por do të jem gjithmonë në përkrahje gjate rrugëtimit të saj.
I falënderoj të gjithë duke filluar nga kryetari klubit, shtabin teknik, trajnerët dhe bashkëlojtarët po ashtu një falënderim i veçante shkon edhe për ‘Titanët’ që ishin çdoherë me ne.
KF Vjosa suksese gjatë rrugëtimit në Ligën e Parë
Së bashku është e mundur”, ka shkruar Qorrolli në profilin e facebookut.