Interi, kampion në fuqi i Italisë, ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:0 ndaj Spezia-s, në takimin e javës së 15-të në Serie A.
Zikaltrit me tre pikët e fituara kalojnë edhe Milanin në renditje, por kanë një ndeshje më shumë.
Golat i realizuan Gagliardini (36') e Martinez (58').
Futbollisti Rej Manaj u paraqit standard për Spezia-n, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të.
Napoli kryeson me 35 pikë, pasojnë Interi me 34, Milani 32 dhe Spezia është e 17-ta me 11.