Futbollisti shqiptar, Lindon Selahi, me Rijekën treguan lojë të madhe në "Maksimir", duke e eliminuar Dinamon e Zagrebit në 'Maksimir".
Dinamovitët u befasuan dhe u rrëzuan në çerekfinale të Kupës së Kroacisë. Rijeka ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos.
Lindon Selahi u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutë e 90+3.
Arijan Ademi u aktivizua nga minuta e 61-të për dinamovitët por nuk ia dolën të përmbysin epërsinë e mysafirëve.
Për Rijekën shënuan Obregon (27'), Drmiç (29') e Muriç (90+8) dhe për Dinamon Toliç (73').