Në vitet e 80-ta, ka qenë ndër futbollistët më të mirë në Kosovë dhe luante me sukses edhe në ekipin me renome Trepça nga Mitrovica, e cila në atëkohë garonte në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë.
Gjeneratave të vjetra, si sot iu kujtohet ish lojtari me shpirt të madh në fushën e lojës.
Edhe ish kryetrajneri i Drenicës nga Skenderaj, Fadil Rama, ka fjalë të mëdha për Turkun.
“Me Ahmet Turkun, legjenda jonë, lojtar me karakter dhe zemër shumë të madhe”, ka shkruar Rama në profilin e tij në facebook.