Futbollisti Zlatan Ibrahimoviç përkundër që ka 40 vjet, mosha nuk e pengon aspak për të treguar klasin e tij.
Ai sonte shënoi eurogol për fitoren e Milanit me rezultat 3:0 në konak të Genoa-s.
Në minutën e 10-të, Zlatan Ibrahimoviç, nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, godet për bukuri duke shënuar në këndin e majtë.
Në minutën e 42-të, futbollisti Junior Messias shënon gol të bukur me kokë, për 0:2.
Messias shënon edhe golin tjetër përkatësisht në minutën e 61-të.
Milani është në vend të dytë me 35 pikë pas 15 jave në Serie A, ndërsa Genoa në të 18-tin me 10.
Trajneri i Genoa-s, Andriy Shevchenko, e përjeton rëndë këtë humbje duke dalur kokulur nga fusha.