Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, me Reims-in, shënojnë fitore të madhe në stadiumin “Parc Olympique”, me rezultat 2:1 ndaj Lyonit. Lyon zhgënjeu e Reims kthehet me tre pikë.
Valon Berisha në minutën e 56-të asisto, ndërsa Faes shënon për 0:1.
Në minutën e 66-të, Toko Ekambi barazon rezultatin 1:1. Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua as kësaj radhe te Lyoni.
Berisha u paraqit titullar duke treguar lojë të mirë, i cili u zëvendësua në minutën e 84-të. Në minutën e 90+4,
Hugo Ekitike shënon për fitore e madhe të Reims-it.
Pas javës së 16-të në kampionatin francez, Lyon zë pozitën e 10-të me 22 pikë e Reims të 14-tin me 19 sosh.