Chelsea importon tre pikë të mëdha nga Watfordi.
Të kaltrit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Watfordit, në takimin e javës së 14-të në Premier League në futboll.
Për Chelsean shënuan Mount (29') e Ziyech (73') dhe për Watfordin Dennis (43').
Chelsea kryeson me 33 pijë e Watford është në të 17-tin me 13 sosh.
Duhet shtuar se, gjatë kësaj ndeshje, një tifoz ka pësuar një arrest kardiak në fillimin e ndeshjes së Premier League.
Marcos Alonso ka njoftuar arbitrin për atë që po ndodhte në shkallët e stadiumit dhe ndeshja është ndërprerë.
Stafet mjekësore të dy ekipeve i kanë shkuar në ndihmë tifozit dhe kanë arritur ta stabilizojnë.