Tammy Abraham u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e sotme të Romës kundër Interit dhe sulmuesi anglez është tërbuar.
Njëra arsye ka të bëje me faktin që humbet një ndeshje shumë të rëndësishme e të fortë si ajo kundër kampionëve të Interit.
Tjetra për mënyrën se si e mori kartonin e verdhë. Anglezi ka reaguar në rrjetet sociale me këto fjalë:
“Karton të verdhë për këtë që ndodhi sot dhe humbas ndeshjen tjetër, kur unë isha i bllokuar dhe ishte shkaktuar faull ndaj meje. Absolutisht e turpshme”.