Armando Broja nuk u preferua titullar nga trajneri Ralf Hasenhuttl, për sfidën Southampton-Leicester që u mbyll në barazim 2-2, megjithatë pati hapësira në pjesën e dytë.
Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë në minutën e 65-të, kur rezultati ishte 2-2, por nuk arriti të lërë gjurmë, duke treguar shumë pak nga cilësitë e tij.
Aktivizimi i Brojës u prit me entuziazëm nga tifozët e pranishëm, megjithatë sulmuesi spikati vetëm për një shpërtim të ndalur me fuall në të djathtë dhe në pjesën më të madhe të rasteve u shërbye me topa të gjatë, duke humbur thuajse të gjithë dyluftimet ajrore.
Sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 6.3 nga faqja e mirënjohur “Sofascore”, ku evidentohet edhe një rast shënimi i shpërdoruar, ndërsa shansin e radhës për të treguar veten, Broja pritet ta ketë në fundjavë, me Southamptonin që do të luajë sërish në shtëpi dhe do të kërkojë fitoren.