Dëmtimi i Kjaer!
Milani është i detyruar të rikthehet në merkato në janar.
Kuqezinjtë për shkak të impenjimeve të shumta por tani edhe pas disa dëmtimeve të shpeshta në repartin e prapavijës po shikon për emra të mundshëm për të afruar në mbrojtje.
Duke parë se dëmtimi i Kjaer është serioz me lojtarin danez që u shfaq me paterica duke ecur e gjithashtu edhe problemet me Calabrian, atëherë Maldini mund të detyrohet të bëjë 2 dhe jo një goditje në mbrojtje në janar.