Genoa është pushtuar në shtëpi nga furia e Milanit, që mposhti ligurianët 3-0.
Trajneri i “Grifone”, Andriy Shevchenko ka analizuar ndeshjen në mikrofonat e “Sky Sport”. Ja fjalët e tij: “Kemi shumë lojtarë jashtë për shkak të lëndimeve dhe kjo na penalizon. Rovella kishte një problem, le të shpresojmë se nuk është asgjë serioze.
Megjithatë, u përpoqëm të bënim maksimumin, por kundër një ekipi të madh si Milani është gjithmonë e vështirë. Milani po bënte shumë presion, ne organizuam disa dalje të mira, por kuqezinjtë janë vërtet të fortë dhe kanë shumë lojtarë me klas. Është e qartë se kur pësojmë një gol, menjëherë na priten këmbët dhe plani i lojës ndryshon.
Shumë pas me linjën mbrojtëse? Ne u përpoqëm ta ngrinim qendrën e gravitetit këtë mbrëmje, por nuk ia dolëm mirë. Kur vijnë të të shtypin dhe pastaj është dikush si Ibra me lojtarë të shpejtë pranë tij, në mënyrë të pashmangshme të vënë në vështirësi”.