Liridon Krasniqi dy muaj më parë ka kompletuar transferimin në Superligën e Indisë.
Mesfushori nga Kosova është bashkuar me skuadrën Odisha dhe tanimë ka nisur atje kampionati.
Krasniqi ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para të kampionatit me Odishan, ku skuadra e tij ka shënuar dy fitore.
Vitiasi është arkitekti i lojës së klubit të tij, pasi çdo aksion fillon nga këmbët e tij.
Odisha ndeshjen e parë e fitoi 3-1 ndaj Bengaluru, derisa takimin e dytë triumfoi 6-4 ndaj East Bengal, ku Krasniqi ishte në dy sfidat njëri nga futbollistët me notën më të lartë.
29-vjeçari ka filluar të lë gjurmë menjëherë në kampionatin e Indisë, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në Malajzi dhe në Australi.