Siç ka ndodhur që në fillimin e pandemisë COVID-19, futbollistët impenjohen personalisht për të sensibilizuar opinionin publik për temën e shëndetit.
Kapiteni i Juventusit dhe i Italisë, giorgio Chiellini ditën e sotme ka marrë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID duke i bërë thirrje personave për tu sensibilizuar dhe për tu vaksinuar:
“Këtë mëngjes kam marrë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID. Falë vaksinimit dhe pajisjeve personale mbrojtëse, jemi duke luftuar për tu rikthyer në normalitet.
Të jemi pjesë të gjithë e pjesës sonë, të vaksinohemi për veten tonë dhe për të mbrojtur personat më të dobët.”, përfundoi shkrimin Chiellini