Muriqi, në garë për një çmim të çuditshëm

Futboll

Muriqi, në garë për një çmim të çuditshëm

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:30
Muriqi, në garë për një çmim të çuditshëm

Sulmuesi nga Kosva e pati një tjetër vit dëshpërues, mund të zgjidhet lojtari më i dobët i vitit 2021 në Serie A.

Në Itali, në çdo fundit ndahet çmimi “Bidone dell anno”, më saktësisht lojtari më i dobët i vitit që luan në Serie A.

E në mesin e kandidatëve kryesorë gjendet edhe Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar e pati një vit dëshpërues, ndërsa këtë sezon nuk ka shënuar ende gol, ndërsa i ka zhvilluar 11 ndeshje.

Ndërkohë, në listën e kandidatëve për ta fituar çmimin e dështakut të sezonit është edhe shqiptari tjetër, portieri Thomas Strakosha.

Një tjetër favorit për këtë çmim duket të jetë edhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala.

Muriqi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.

Por, nuk përjashtohet mundësia që të largohet prej aty qysh në janar.

E ardhmja e Muriqit mund të jetë e lidhur me Fenerbahçen, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Lazio e bleu Muriqin nga Fenerbahce për 19.2 milionë euro në verën e vitit 2020.

Por, vlera e 27-vjeçarit nga Prizreni ka rënë dukshëm tani, në 8 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat