Karim Adejemi, është një ndër talentet më të mirë për momentin në futboll teksa ka shkëlqyer me paraqitjet dhe golat e tij si me skuadrën e Salzburgut, por edhe me kombëtaren gjermane.
19-vjeçari së fundmi ka folur me të përditshmen sportive italiane “TuttoSport” duke pranuar dhe lënë të hapur mundësinë e largimit nga Austria për një klub të madh europian:
“Në vitet e fundit shumë talente janë pjekur këtu dhe pastaj kanë shkuar në klubet më të mëdha europiane.
Edhe unë këtë objektiv kam! Dëshiroj që hapin e radhës në karrierë ta kem në një skuadër të madhe.”, përfundoi Adejemi i cili është kërkuar me ngulm nga shumë ekipe të mëdha një ndër to dhe Barcelona dhe Interi.
19-vjeçari aktualisht me fanellën e Salzburgut është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 25 ndeshje nga ku ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 1 asist.