Liridon Kukaj i jep fund lojës aktive.
Ai sot zhvilloi ndeshjen e fundit në fanellën e klubit të futbollit KEK-u nga Kastrioti, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Trepçën nga Mitrovica.
KEK-u u kualifikua në të tetën e finales së Kupës së Kosovës.
“Sot ishte ndeshja ime e fundit si futbollist aktiv.
Falënderoj të gjitha klubet futbollistike ku isha pjesë gjatë karrierës time.
Gjatë kësaj kohe bëra shumë miq të mirë të cilët u bënë pjesë e jetës sime.
Falënderoj të gjithë trajnerët me të cilët punova dhe mësova shumë nga secili prej tyre.
Dhe në fund falënderoj familjen time e cila më ka përkrahur në çdo hap të karrierës time”, ka shkruar Kukaj.