Futbollisti Adnan Haxhaj ka ndarë rrugët me klubin e Vëllaznimit nga Gjakova. Haxhaj largohet nga skuadra që garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e KF Vëllaznimit.
Faleminderit Qytetit për mikpritje, tifozëve për përkrahjen, bashkëlojtarëve dhe Stafit.
Për mua ishte nder dhe kënaqësi ta bartja fanellën e Vëllaznimit.
Nuk deshtëm që gjërat të rrjedhin kështu por shkaqet financiare nuk na lanë rrugë tjetër veçse të largohem para kohe.
Klubit i uroj më të mirën në të ardhmen sepse është një klub i madh dhe një qytet që e do futbollin”, ka shkruar Haxhaj në profilin e tij në facebook.