Sherr me drejtorin sportiv

Futboll

Sherr me drejtorin sportiv

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:23
Sherr me drejtorin sportiv

Everton është duke kaluar një periudhë të vështirë në këtë sezon teksa gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit kanë rënduar shumë pozitat e skuadrës së drejtuar nga spanjolli Rafael Benitez.

Zhgënjimi i fundit erdhi në mbrëmjen e djeshme ku u mposhtën në derbi ndaj Liverpulit me rezultatin e thellë 1-4.

Kjo paraqitje nuk mund të kalonte pa një reagim edhe nga ana e tifozëve të cilët pas sfidës me The Reds, janë kapur me drejtorin sportiv të klubit, Marcel Brands, të cilët i kërkuan llogari për paraqitjen e lojtarëve në fushë dhe nëse ata lojtarë janë marrë nga ai në merkato.

Ndërkaq, tifozët i kërkuan edhe të largohej nga futbolli.

Sakaq, si për të treguar zhgënjimin e madh të tifozëve, njëri prej tyre madje u fut në fushë për t’i kërkuar llogari më nga afër futbollistëve të cilët nuk patën shumë për të thënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat