Sadiku shënon golin e parë pas 7 muajsh

Futboll

Sadiku shënon golin e parë pas 7 muajsh

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Sadiku shënon golin e parë pas 7 muajsh

Shtatë muaj për të gjetur rrugën e rrjetës.

Armando Sadiku ka shënuar golin e parë me fanellën e Las Palmas dhe kjo ka ndodhur në Kupën e Mbretit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar në minutën e 43-të të takimit dhe ka barazuar ndeshjen në 2-2.

Velez është skuadër e kategorisë së katërt në Spanjë.

Sadiku për herë të fundit kishte shënuar dygolësh me Bolivar në Bolivi, në maj të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat