Futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi, ka luajtur deri me tash 84 ndeshje për Wolfsburg-un.
Që nga viti 2013, Admir Mehmedi (30-vjeçar) është pjesë e pandashme e nivelit më të lartë gjerman.
Ai tregoi cilësitë e tij për Freiburgun (72 ndeshje), Leverkusenin (86 ndeshje) dhe Wolfsburgun (84 ndeshje).
Mehmedi sërish lëndohet.
“Është lëndim muskulor. Nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën deri pas pushimit dimëror”, shpjegon trajneri i Wolfsburgut, Florian Kohfeldt, transmeton media gjermane “Bild”.
Mehmedi është në pozitë të vështirë për shkak të lëndimit.