Benjamin Mendy i rrethuar nga bandat e rrezikshme në burg

Futboll

Benjamin Mendy i rrethuar nga bandat e rrezikshme në burg

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:29
Benjamin Mendy

Mbrojtësi i majtë i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është i rrethuar nga dhuna në burgun e tij në këtë moment, ndërsa Sun raporton se rojet e burgut po përpiqen të vënë nën kontroll të burgosurit.

Mendy është në burg që nga tetori dhe do të përballet me një gjyq në janar pasi u akuzua për gjithsej gjashtë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual.

Raportet tani detajojnë se burgu ku po po qëndron francezi për momentin është duke eskaluar në dhunë, me një mesatare prej një sulmi serioz në ditë që ndodh rreth tij, pavarësisht protokolleve të shtuara të sigurisë që janë sjellë gjatë pandemisë.

Burgu ku po mbahet futbollisti përshkruhet se ka disa banda të rrezikshme, me akte të tmerrshme dhune që po ndodhin, teksa brisqet fshihen brenda furçave të dhëmbëve dhe sendeve të ngjashme të përditshme.

Raportet e mëparshme sugjeruan se Mendy gabimisht mendoi se do të futej në një ‘krah VIP’ të burgut, por ky ishte një keqkuptim.Kjo do të thotë se 27-vjeçari ka të ngjarë të jetë i rrethuar nga këto banda të rrezikshme çdo ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat