Lazio barazon me rezultat 4:4 me Udinesen, në sfidën dramatike në Romë.
Dramë deri në sekondat e fundit por Udinese barazon në minutën e 90+9.
Kthesë e madhe në rezultat, pasi që Udinese avancoi me 0:2, 1:3 por në fund doli me 4:4.
Për Lazion shënuan Immobile (34'), Pedro (51'), Milinkoviq - Saviq (56'), Acerbi (82’) dhe për Udinesen Beto (17' e 32'), Molina (44') e Arslan (90+9’).
Në minutën e 57-të, Patric përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë, duke e lënë me një lojtar me pak Lazion.
Edhe Udinese mbetet me një lojtar me pak në fushë, kur Molina përjashtohet në minutën e 69-të. Në minutën e 90+10, Wallace i Udineses ndëshkohet me karton të kuq.
Elseid Hysaj u paraqit standard për Lazion.
Pas javës së 15-të në Serie A, Lazio është në vend të nëntë me 22 pikë e Udinese në të 14-tin me 15 sosh..