Anglia njihet si djepi i futbollit dhe si vendi më fair-play por në sfidën mes Manchester United dhe Arsenalit, miqtë nuk e respektuan aspak lojën fair-play duke realizuar një gol me David De Gea të shtrirë në tokë dhe me portën e boshatisur.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe Konyaspor skuadrën ku luajnë Cikalleshi e Çekiçi në Kupën e Turqisë, teksa në sfidën ndaj modestëve Vanspor, Konyaspor ka shënuar një golin e avantazhit në momentin që njëri prej lojtarëve kundërshtarë ishte dëmtuar dhe ishte i shtrirë në tokë.
Por për të larë gjithçka vendasit u falën golin e barazimit miqëve të Vanspor në aksionin pasardhës.
Konyaspor u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Turqisë pasi arriti të fitonte me shifrat 3-1 në këtë ndeshje.