Mbrojtësi Kristi Vangjeli mund të largohet nga FC Prishtina vetë disa muaj pasi u afrua.
Vangjeli, mbrojtës me një karrierë të bujshme në futboll mund të jetë një nga lojtarët e parë që do të largohet nga ekipi kampion i Superligës.
GazetaBlic Sport mëson se Vangjeli mund të largohet nga FC Prishtina në janar.
Vangjeli nuk kishte shumë hapësira tek FC Prishtina që nga transferimi i tij në afatin e verës.
Tek ai madje nuk duket se llogarit edhe aq shumë trajneri i ri Abudal Ibrakoviq.