Frika në shtëpinë e “Los Blancos”

Futboll

Frika në shtëpinë e “Los Blancos”

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:51
Frika në shtëpinë e “Los Blancos”

Mbappe është ende një lojtar i PSG-së por zërat për një kalim të sulmuesin në Madrid përforcohen çdo ditë edhe më shumë.

Sulmuesi francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin francez dhe mesa duket se ai nuk do të rinovojë me klubin kryeqytetas. Real Madrid nuk heq dorë nga talenti francez duke u përpjekur për të biseduar me të shpesh për të bindur kalimin e tij në Spanjë. Por Real i frikësohet kundërsulmit që mund të bëjë PSG.

Frika në shtëpinë e “Los Blancos” është se mos PSG i rrëmben ndonjë nga yjet e ekipit. Ekipi spanjoll është duke përgatitur me shpejtësi rinovimet dhe klauzolat e reja të  Vinicius Jr, Rodrygo edhe Eder Militao për t’iu vendos klauzola mbi 700 milion euro.

Frikë nuk ka për Alaba, Bemzema dhe Courtois pasi të tre yjet e ekipit kanë një klauzolë të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat