Presidenti i Barcelonës ka krahasuar dy futbollistët francez. Ousmane Dembele tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon në qershor të vitit 2022.
Joan Laporta foli në një intervistë çështjen e kontratës së Dembeles dhe tha se ai është më i mirë se Mbappe.
“Dembele dëshiron të qëndrojë. Agjentët e tij duan më të mirën për të, por ndonjëherë gjëja më e mirë nuk janë paratë”.
“Unë jam i qartë, Dembélé është më i mirë se Mbappé”.
E ardhmja e Dembeles mbetet ende e paqartë, pasi ai ka interesim nga shumë skuadra evropiane që janë të gatshme të plotësojnë kërkesat e tij financiare.