Xherdan Shaqiri u la në bankë në ndeshjen me Reims, kjo revoltoi edhe tifozët e Lyonit.
"Hervé Penot, ekspert i njohur i futbollit në gazetën sportive franceze “L’Equipe”, pyet veten sesi Olympique Lyon po e trajton Xherdan Shaqirin, ai beson se zvicerani do të luajë sërish të dielën", shkruan media e njohur zvicerane "Blick".
“Nuk duhet të harroni se jemi vetëm në fillim të sezonit dhe se ai nuk ka luajtur ende në pozicionin e tij më të mirë në ligë. Zvicerani nuk performoi siç pritej. Duhet kohë për t'u mësuar me një ekip të ri, një sistem të ri dhe një ligë të re.
Ajo që më habit është se si sillet Olympique Lyon me Shaqirin. Pas ndeshjeve të mira me Zvicrën, ai e nisi kundër Marseilles më 21 nëntor. Fatkeqësisht për të, loja u anulua. Pas kësaj ai nuk luajti asnjë minutë. Është e çuditshme kur shpenzon kaq shumë para për një lojtar kaq të talentuar. Sipas meje ai do të luajë në Bordo të dielën, përndryshe Shaqiri dalëngadalë do të inatoset.
Me Paqueta dhe Aouar konkurrenca është e madhe në qendër, ku zviceranët kanë potencialin më të madh.
A i duhet vërtet Olympique Lyon një lojtar me profilin e Xherdan Shaqirit?
Dikush mund ta bëjë këtë pyetje.
Avantazhi i tij është se rezultatet në Lyon janë të këqija. Nëse Olympique Lyon kthehet në krye me të, gjithçka do të ndryshojë shumë shpejt për Shaqirin”.