Futbollisti i Milanit pësoi një dëmtim të rëndë në duelin e fundit, në transfertë m kundër Xhenoa-s.
Kjaer do t’i nënshtrohet një operacioni sot dhe sipas ‘Gazzeta dello Sport’, ai nuk pritet të kthehet në fushë para gjashtë muajsh.
Danezi pësoi dëmtim në ligamentin e gjurit të majtë, dhe sipas mediave italiane ky sezon për të ka përfunduar. 32-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa pak javë më parë nënshkroi kontratë dy-vjeçare me gjigantët italian.
Milani pritet të lëshojë një deklaratë zyrtare pas operacionit të sotëm për të konfirmuar kohën e rikuperimit të Kjaer.