Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, para përballjes me Udinezen, e cila u mbyll me rezultat 4-4, në një intervistë për “Sky Sport”, potencoi se drejtuesit e klubit besojnë fortë në projketin e trajnerit Sarri.
“Sarri? Kemi vendosur të nisim një rrugëtim me të dhe duhet të jemi më të vendosur në momentet e vështira. Momente të vështira tashmë janë parashikuar, por herë i zgjidhim para dhe herë pas.
Futbolli i tij është i rëndësishëm, duhet të flasim shumë mes veti për të kuptuar se çfarë duhet për të ardhmen. E vetmja gjë e sigurt është se do të vazhdojmë me të me vendosmëri” tha në fillim Tare.
Menaxheri i Lacios foli edhe për objektivin e Lacios në këtë sezon, na vazhdim të garave në kampionatin Italian dhe garave në Evropë.
“Objektivi i Lazios? Po bën mirë si në Serie A, në Liga Europa dhe në Kupën e Italisë. Tre objektiva janë ende të arritshëm. Jemi larguar nga Liga e Kampionëve, por për sa kohë që jemi atje, duhet të luftojmë,” tha në fund Igli Tare.