Kun Agüero flet përsëri në kanalin e tij Twich.
Sulmuesi i Barcelonës do të mungojë të paktën deri në fillim të shkurtit, pasi është diagnostikuar me një aritmi malinje të zemrës.
Pikërisht për këtë arsye, thashethemet për tërheqjen e tij nga futbolli janë të vazhdueshme. Vetë argjentinasi sqaroi:
“Nuk do të ndalem në këtë temë, tashmë e dini që jam mirë.
Doja t’i falënderoja të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë përmes rrjeteve sociale dhe kudo. Shumë njerëz më kanë shkruar”. Kujtojmë se 33-vjeçari Agüero ka bërë 5 paraqitje këtë sezon, duke shënuar një gol.