Ralf Rangnick pak ditë më parë u emërua trajner i ri i Manchester Unitedit.
Ai erdhi pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaerit, duke nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezonit.
Pas përfundimi të këtij sezoni, Rangnick do të marrë rolin e konsulentit edhe për dy vjet të tjerë.
63-vjeçari ishte i lidhur edicionin e kaluar për një kalim te Chelsea në vend të Frank Lampardit por ai refuzoi ofertën e tyre, teksa në një intervistë ai zbuloi pse kishte refuzuar ofertën e “The Blues”.
“Kur Chelsea më kontaktoi, ata më ofruan vetëm opsionin e të qenit trajner i përkohshëm për katër muaj”.
“Tani te United kam kontratë gjashtë muaj e gjysmë, është zhvilluar vetëm 1’3 e kampionatit, poashtu kam një rol këshillues dy-vjeçar”
“Nuk mund ta refuzoja ofertën e Man Utd, nëse ata më ofrojnë një kontratë afatgjate në fund të sezonit atëherë do të shikojmë”, tha Rangnick.