Carlo Ancelotti ka dërguar një tjetër mesazh për Kylian Mbappen.
Sulmuesi i PSG-së, në librin e tij vizatimor, që ka dal tashmë në shitje, ka shkruar se si fëmijë ka ëndërruar që ta veshë fanellën e Realit dhe dëshirën për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Lidhur me këtë në konferencë për media para ndeshjes me Real Sociedad në La Liga u pyet trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
“Mbappé tha se që në fëmijëri ka dashur të luajë për Real Madridin.
Kjo është ëndrra e një fëmije? Fëmijët duhet t’i ndjekin ëndrrat që kanë. Unë kisha ëndërruar që një ditë të luaja në Serie A dhe e realizova”, u shpreh Ancelotti.