Tragjedi në futbollin e Egjiptit. Në Kategorinë e Dytë të këtij vendi, trajneri i Magda SC, Adam El-Salhedar ka ndërruar jetë dje, teksa festonte golin e ekipit të tij në limitet e sfidës.
Ndeshja me Al-Zarka ishte mbërthyer në shifrat 0-0, teksa në minutat shtesë vendasit kaluan në avantazh, në duelin e nëntë të sezonit.
Festë e madhe në kampin e skuadrës nga Aleksandria, me trajnerin që është ndierë keq.
El-Salhedar (53 vjeç) u dërgua menjëherë në spital, pa ia dalë të mbijetojë.
Më pas, mjekët bënë me dije se një atak në zemër ishte shkaku që trajneri ndërroi jetë.