Interi plotëson kërkesat e titullarit

Futboll

Interi plotëson kërkesat e titullarit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:03
Interi plotëson kërkesat e titullarit

Interi po tenton prej ditësh të bindë Marcelo Brozovic të rinovojë kontratën, dhe marrëveshja finale është shumë afër.

Mesfushori kroat del lojtar i lirë në fund të sezonit, opsion që drejtuesit e kampionëve të Italisë duan dhe duhet ta evitojnë.

Bisedimet mes tyre dhe agjentit të nënkampionit të botës kanë qenë intensive në ditët e fundit, teksa një takim është programuar ditët e ardhshme.

Sipas raportimeve që vijnë nga vendi fqinj, Interi ka vendosur t’i plotësojë dëshirat dhe kërkesat financiare 29-vjeçarit.

Brozovic e pret një zgjatje kontratë deri në vitin 2025, me rrogën sezonale që do të jetë 6 milionë euro + bonuset, propozim që lojtari do e pranojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat