Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Wolves.
Tekniku gjerman ka folur në lidhje me luftën për titull:
“Nuk mund ta fitosh kampionatin në nëntor ose dhjetor, por ndoshta mund ta humbësh”, ka thënë Klopp.
“Lufta për titull është emocionuese, por nuk mund t’i shikosh tani ndeshjet e Manchester City ose Chelsea dhe të shpresosh që të humbin ndeshjet”.