Paulo Dybala dhe Juventusi raportohet se kanë arritur marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit.
Sipas mediave italiane, Dybala është pajtuar me kushtet e ofruara nga Juventusi në kontratën e re.
Sipas kontratës së re, argjentinasi thuhet se do të zgjasë kontratën edhe për tri vite të tjera, deri më 30 qershor 2025.
Dybala është pjesë e "Zonjës së Vjetër" që nga viti 2015.