Situata te Dinamo nuk është e qetë, pasi humbja me Laçin ka trazuar ambientin në klubin blu. Rezultatet e fundit të skuadrës kanë sjellë edhe revoltën e tifozëve, të cilët tashmë kërkojnë “kurbanin” me të cilin shpresojnë që ekipi të bëjë kthesën.
“Blue Boys”, grupimi i ultrasve të Dinamos që ndjek këtë skuadër prej vitesh, ka bërë të qartë se kërkon largimin e teknikut korçar, duke e parë si zgjidhjen e problemeve që ka shfaqur ekipi, me shumë luhatje drastike.
“Në emër të çdo tifozi të Dinamos kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit, në rast të kundërt e marrim vetë situatën në dorë”, ishte paralajmërimi që u shfaq në faqen e ultrasve në rrjetet sociale pas humbjes 5-0.
Kjo ishte humbja e katërt e Dinamos në kampionat, por duhet theksuar se si ato ndaj Vllaznisë (6-3) dhe ndaj Tiranës (4-0), ka ardhur me një goleadë të thellë. E vetmja humbje “normale” në kampionat ishte ajo me shifrat 1-0 ndaj Kukësit..