Milan ka një objektiv të ri, pengesa është Inter-i

Futboll

Milan ka një objektiv të ri, pengesa është Inter-i

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 06:58
Maldini

Pavarësisht nga dëmtimi i Simon Kjaer dhe nga to që mund të jenë lëvizjet në merkaton e janarit për të gjetur një zëvendësues të danezit, Milan e ka gjetur për merkaton e verës emrin e duhur për mbrojtjen e Stefano Pioli-t

Sipas Tuttosport, lojtari që pëlqehet nga Maldini dhe Massara është ai i Gleison Bremer, 24-vjeçar në pronësi të Torino-s.

Demat nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari në janar, por situata do të jetë ndryshe në qershor, duke parë se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2023.

Një nga pengesat më të mëdha për kuqezinjtë mund të jetë Inter-i, që interesohet gjithashtu për lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat