Ndihet efekti i Antonio Conte te Tottenham, jo vetëm për rezultatet, por edhe për humorin e lojtarëve.
Këtë e ka konfirmuar Heung-Min Son, i cili nuk ka kursyer elozhet për trajnerin e tij pas fitores 2-0 të marrë kundër Brentford në kampionat.
“Antonio Conte pret që të gjithë të lëvizin shumë, me ose pa top. Çdo lojtar e di atë që duhet të bëjë”, ka thënë Son për Daily Mail.
“Ka një pasion të madh. E adhuroj. Na motivon shumë dhe unë ndiej pasionin e tij në fushë kur luaj. Duam të vazhdojmë kështu dhe nëse do të fitojmë edhe në fundjavë, do të mbyllim një javë pozitive”.