Thibaut Courtois ka folur për Topin e Artë të fituar nga Leo Messi të hënën e kaluar.
“E meritonte ta fitonte Karim Benzema”, ka thënë portieri i Real Madrid.
“Mendoj se votuesit përqendrohen më shumë se duhet te fitoret e skuadrës dhe jo tek aspekti individual. Nuk shihet rendimenti i lojtarit dhe vazhdimësia e tij gjatë gjithë sezonit.
“Në këtë pikë shpresojmë që ta fitojë vitin e ardhshëm, kështu do të thotë se Real do të ketë fituar shumë trofe”.