Sonte zhvillohet derbi në Itali.
Roma do të ballafaqohet me Interin në “Stadio Olimpico” nga ora 18:00.
Interi momentalisht zë vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Roma ka 25 pikë në pozitën e pestë.
Skuadra e Romës është duke kaluar nëpër një formë të luhatshme, pasi në 10 ndeshjet e fundit kanë vetëm katër fitore, kanë pësuar plotë katër humbje, ndërsa në dy duelet tjera kanë ndarë pikët.
Në anën tjetër Interi po kalon formë fantastike, në 10 duelet e fundit ‘Nerazzurët’ kanë tetë fitore dhe dy barazime.
Ndërsa në 10 duelet e fundit mes këtyre dy ekipeve Roma ka dy fitore, aq sa ka edhe Interi, ndërsa gjashtë ndeshje tjera kanë përfunduar baras.
Për trajneri e ‘Gjallorosëve’, Jose Mourinho, sonte do të jetë ndeshje e veçantë pasi do të luajë kundër skuadrës ku kishte fitur ‘tripletën’ e famshme në sezonin 2009/10.
Sonte pritet një përballje mjaft interesante, dhe mbetet të shihet nëse do të ketë fitues në “Olimpico”.