Sot në orën 18:30 luhet supersfida e Bundesligës gjermane midis Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.
Sfida e sotme pritet të sjellë emocione dhe spetakël të garantuar për të gjithë tifozët dhe shikuesit. Bayern ndodhet në vendin e parë me 31 pikë ndërsa Dortmund në të dytin me 30 pikë.
Sfida sot është e përqendruar tek dy sulmuesit kryesorë, Erling Haaland dhe Robert Lewandowski.
Dy bomberat e ekipeve përkatëse do të ndeshen sot për të marrë një fitore tepër me vlerë, por të shikojmë kush do të shënojë i pari.
Haaland ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje, Lewandowski 14 në 13 ndeshje – andaj edhe sonte ata pritet të jenë vendimtar.