Chelsea synon ta blindojë Mendyn!
Chelsea ka nisur bisedimet me Edouard Mendy për një kontratë të re, sipas Football Insider.
Portieri ka impresionuar që kur u bashkua nga Rennes verën e kaluar dhe do të fitojë një rritje page, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në 2025.
Ai e ka lënë në stol 80 milionëshin, Kepa Arrizabalaga dhe vazhdon të jetë zgjedhja e parë për Thomas Tuchel.