“Niko Dovana” investimi i radhës i FSHF-së!
Vazhdojnë me ritëm intensiv punimet në fushën e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ka mbaruar rinovimi i gjithë dranazhimit të fushës, është rinovuar sistemi i vaditjes, teksa janë finalizuar shtresat e bazamentit dhe pritet shtrimi i tapetit të barit natyral brenda një jave.
Tjetër investim i rëndësishëm për infrastrukturën e futbollit shqiptar.