Sociedadi është malorja e radhës për Realin e Carlo Ancelottit.
Të paraqitesh me 7 pikë nga vendi i dytë në “Anoeta” është një luks për trajnerin e Madridit.
Megjithatë, Ancelotti kërkon që skuadra e tij të mos ndalet.
Ai kërkon nga të besuarit e vet të “vrasin” kampionatin përpara mbylljes së vitit.
“Sociedadi është një skuadër shumë e fortë, mjaft kompakte. Ky do të jetë një test shumë delikat për ne. Jam i kënaqur që vjen në këtë moment forme që po kalojmë. Do të jetë një përballje argëtuese”", tha Ancelotti.