Me një pikë të grumbulluar në 5 ndeshjet e fundit që i shtohet edhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nga një skuadër e Kategorisë së dytë si Flamurtari janë një tregues që situata te Kastrioti nuk është aspak pozitive.
Kundërshtari i radhës në kampionat për krutanët është Kukësi që ka shansin të ngjitet në krye të Abissnet Superiores në rast fitoreje dhe një ndalese të Tiranës, prandaj verilindorët nuk mund të konsiderohen si rivali ideal që skuadra e Ramadan Ndreut të bëjë kthesën.
Sot në Kamëz do të sfidohen skuadra me formën më të dobët dhe ekipi që ka bërë më mirë në javët e fundit në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione.
Formacionet zyrtare:
Kastrioti(4-3-3):Vata, Rami, Hussein, Karakaçi, Neziri, Onanuga, Ogebugwo, Basha, Prodani, Greca, Ajazi
Trajner: Ramazan Ndreu
Kukësi(4-3-3):Tafas, Domi, Lulaj, Hila, Ndreca, Gj.Taipi, Sula, Sh.Taipi, Feijao, Basa, Milunoviq.