Simone Inzaghi ka këmbëngulur shumë për ta marrë me vete në aventurën e tij zikaltër dhe ai ia shpërbleu me dy dopieta dhe 6 pikë të dhuruara.
Bëhet fjalë për Joaquin Correa, që ka bërë hapin më cilësor në karrierën e tij duke u transferuar këtë verë te kampionët e Italisë. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, argjentinasi kërcënon Romën dhe premton se ky është vetëm fillimi.
Si e prisni Romën?
"Vjen nga një moment i vështirë. Presim një skuadër të fortë sepse lojtarët e Romës janë të tillë.
Nuk do të jetë e lehtë, por unë edhe Inzagi e dimë si mundet. Jam i bindur se me armët tona mund t’i vendosim në vështirësi. Duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë ndeshje prej Interi", tha Correa.