Ish selektori i parë i Kombëtares së Kosovës (1991-1996), Ajet Shosholli, kryetrajneri i Prishtinës në periudhën nëntor të vitit 1984 e mars të vitit 1985, në gjeneratën e kapitenit Fadil Vokrri, ka disa fjalë emocionuese për ish futbollistin Shefqet Sinani, që iku në amshim në vitin e kaluar.
Në fakt, Shosholli e kishte krah të djathtë Sinanin kur ishte kryetrajner i Prishtinës në kohën e verës së vitit 1991 para se t’i ndajnë rrugët me ligën ish jugosllave.
“Një vit pa Shefqetin, futbollistin e gjeneratës së artë tëe Prishtinës dhe personin e dashur për çdo kënd.
I përjetshëm kujtimi për Shefqetin”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.