Malisheva kthehet kokulur, Gjilani fiton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Malishevës.
Mysafirët avancuan në minutën e 13-të me golin e Hasan Hysenit.
Gjërat për Malishevën u përkeqësuan në fund të pjesës së parë, kur Muhamet Hyseni u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo ishte epërsi e madhe numerike për Gjilanin.
Në minutën e 45+4, Gerhard Progni i Gjilanit barazon rezultatin.
Gjilani shënon edhe dy gola në pjesën e dytë dhe të fitores, duke iu falënderuar Keita Razak (78′) e Albert Dabiqaj (81’).
Ballkani kryeson me 33 pikë pas 17 jave, duke lënë pas Gjilanin me 32 dhe Malisheva është në të shtatin me 18 pikë.