Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë, ndryshim rezultati nuk ka në ndeshjen mes Drenicës e Ballkanit, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.
Skenar i njëjtë nuk është në përballjen mes Gjilanit dhe Malishevës, ku të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol. Momentalisht, rezultati qëndron i barabartë 1:1, por skuadra e Malishevës gjendet me një lojtar më pak në lojë, pas ndëshkimit me të kuq të Muhamet Hyseni.
Rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet e Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.
Drenica 0 – 0 FC Ballkani
Gjilani 1 – 1 Malisheva